Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e spektaklit të gatimit “Hell’s Kitchen”. E për të gjithë ju që e keni humbur puntatën finale, ajo ishte edhe me disa doza romantizmi.
Si ndihmës të dy shefave të rinj, në kuzhinën e “Hell’s Kitchen” u rikthyen gjashtë ish-konkurrentë, ndër të cilët edhe Ani.
Shef Renato Mekolli u emocionua nga rikthimi në finale i ish-konkurrentes bukuroshe Ani dhe bëri veprimin e papritur.
Teksa Ani po merrej me ëmbëlsirat, ai i bëri disa komplimente dhe më pas iu ul në gjunjë duke i bërë një propozim interesant.
“Anin nuk e lë të ikë, do e marr në restorantin tim. Do pranosh apo jo?”, i thotë Renato Anit dhe i ulet në gjunjë.
Ani nuk i ktheu përgjigje, madje ajo u shpreh se fjalët e Renatos e vunë në siklet, por sigurisht që i mori në formë shakaje.





