Moti i keq që ka përfshirë vendin fqinjë, Italinë, ka bërë që tragetet e parashikuara të niseshin mbrëmjen e së enjtes nga porti i Barit, të nisen me disa orë vonesë.
Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, tragetet pritet që të mbërrijnë me vonesë në Durrës.
Burime nga Kapitaneria, bëjnë të ditur për DurrësLajm se njëri nga tragetet pritet të mbërrijë rreth orës 12:30, ndërsa tjetri pas orës 17.00.
Në det të hapur, forca e dallgëve arrin deri në 7-8 ballë bëjnë me dije nga porti i Durrësit.
Ndërkohë, trageti i nisur nga porti i Ankonës pritet të ankorohet në orar.
Nga ana tjetër, tragetet nga porti i Durrësit në drejtim të Barit janë nisur në orar mbrëmjen e së enjtes.
K.H.





