Pesë tragete me rreth 2700 udhëtarë gjithsej janë nisur gjatë dy ditëve të para të vitit nga Durrësi.
Burime nga Qendra e Informacionit, bënë të ditur se katër nga tragetet kanë lundruar drejt Barit, ndërsa i fundit drejt portit të Ankonës.
Shumica e udhëtarëve janë bashkatdhetarë që kaluan festat e fundvitit pranë familjeve të tyre dhe tashmë po rikthehen në vendet e Evropës Perëndimore ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet një rritje e numrit të udhëtarëve dhe automjeteve që do të shfrytëzojnë lundrimin me tragete, kryesisht drejt Barit dhe Ankonës.