Gjatë mbledhjes së përgjithshme të 353 gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, kryetari i Gjykatës së Lartë iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit për dialog për pagat.
Kryegjyqtari Sokol Sadushi tha se gjyqtarët duhet të jenë të qartë për tryezën e konsultimit ku kryeministri ka ftuar drejtuesit e drejtësisë, duke shtuar se gjykimi kushtetues rreth pagave nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu.
“Agresioni i paprecedent me të cilin u përballëm këtë muaj me bllokimin e pagave edhe më pas me miratimin me urgjencë, me kundërshtim flagrant me Kushtetutën edhe me Gjykatën Kushtetuese të pagave të gjyqtarëve, për ligjin për statusin, përbën goditjen më arrogante të pavarësisë së gjyqësorit dhe vetë rendit kushtetues në Shqipëri”, tha gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Fatmir Ismalaj.





