Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar në New York nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ku përsëriti se korrupsioni në Shqipëri po luftohet si asnjëherë më parë në historinë e vendit.
Kreu i qeverisë tha se ndryshe nga çfarë përceptohet nga opinioni publik në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë e shohin si sukses zbulimin dhe dënimin e rasteve korrupsionit.
“Martini, në fjalën hapëse, nuk harroi të përmendte korrupsionin. Dhe varet shumë nga se si e shohim. Është e çuditshme që shqiptarët, ajo çfarë shqiptarët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses.
Pyetja është: a mund të ketë një vend më shumë korrupsion kur korrupsioni luftohet çdo ditë? Kur lufta kundër korrupsionit ndodh çdo ditë? Jo, nuk mund të ketë.
Ka pasur një kohë në Shqipëri kur korrupsioni ishte gjithandej dhe lufta kundër korrupsionit ishte shumë e vështirë.





