Reshje intesive bore kanë përfshirë gjithë qarkun e Korçës.

Trashësia e borës në qytet arriti 10 cm, në Dardhë 30 cm dhe 15 cm në Voskopojë, Prespë, Qafa e Qarrit.

Akset nacionale Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit, janë të kalueshme me zinxhirë. Ndërsa akset e tjera nacionale janë të kalueshme pa problem.