Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, kryeministri Edi Rama zgjodhi të mbante sot një konferencë për shtyp me gazetarët.

Mirëpo teksa Rama preku të gjitha çështjet e bujshme të 2018-ës, studentët e universiteteve publike në vend bënë një urim për gjithë shqiptarët.

Ata kanë shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë, ku kanë uruar që për vitin 2019, vendi të ketë një kryeministër që e do Shqipërinë.