Një ditë para festës së vitit të ri në tregun e fruta-perimeve në Durrës është e vështirë të lëvizësh e të bësh pazar, pasi moria e njerëzve që i janë drejtuar merkatës nuk ka fund.

Nëpër bankinat e tregtarëve është shumë e vështirë të lëvizësh apo të ndalesh për të zgjedhur frutat apo perimet e dëshiruara. 

Me mijëra qytetarë janë dyndur aty që në orët e para të mëngjesit për të blerë një pjesë të ushqimeve për tryezën e festës.

Duke përfituar nga fakti që e diela është ditë pushimi, qytetarët kanë shpejtuar për të bërë blerjet e fundit.

Edhe nëse kanë mbaruar me blerjet, qytetarëve u duhet të presin me minuta të tëra derisa të hapet një shteg mes morisë së njerëzve për të dalë jashtë markatës.