Një ngjarje e çuditshme i ka ndodhur mbrojtësit të Gallatasarait në Turqi, Serdar Aziz. 28-vjeçari është nxjerrë në shitje nga klubi, për një gënjeshtër që i bëri drejtuesve.

Aziz lajmëroi klubin se nuk mund të ishte i grumbulluar me ekipin për ndeshjen e së shtunës ndaj Sivaspor, prej dhimbjeve të stomakut. Në këtë situatë, klubi i dha leje që të qëndronte në shtëpi.

Por, kjo ishte vetëm një gënjeshtër, dhe 28-vjeçari ishte larguar në Maldive për pushime, me gruan e tij Tugçe Aziz. Por, ajo postoi një foto në Instagram duke etiketuar bashkëshortin e saj dhe duke treguar edhe vendndodhjen.

Diçka të tillë klubi turk nuk e priti aspak mirë dhe vendosi menjëherë ta nxirrnte në shitje mbrojtësin.