Për këtë të shtunë, MeteoAlb parashikon se orët e para të ditës do të dominohen nga moti i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë territorin.

Pasditja dhe nata do të dominohen nga kthjellimet dhe kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin. Më të dukshme vranësirat do të jenë veri dhe zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 16°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht vVerilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.