Efektivja e policisë Ina Nuku ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin "Real Story", ku deklaroi se e kishte falur personin që i kishte shkaktuar humbjen e gishtave, pasi nuk kishte ndërmend t'a vazhdonte jetën me mëri.

Ndër të tjera, Nuku iu përgjigj kryebashkiakut të Tiranës, i cili disa javë më parë çuditi jo pak opinionin publik kur tha: "Jemi të gjithë burra. I shkojnë sytë të martohet një burri me një vajzë pa gishta?"

"Njeriun në fakt nuk e bën as dora as gishti, njeriu duhet të jetë i kompletuar dhe rëndësi ka shpirti, përmbajtja e tij, jo fiziku", u shpreh efektivja para kamerave.