Banorët e Astirit kanë dalë sot sërish në protestë në ditën e 54 për të cilët kundërshtuar prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e Unazës së Re. 

Protestuesit u vendosën për rreth 1 orë në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa shtruan 6 kërkesa:

  • Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

  • Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

  • Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

  • Ulja e çmimit të karburantit dhe rritjen e cilësisë së tij;

  • Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

  • Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

Nga megafoni i protestës u njoftua se ditën e nesërme, banorët do ti bashkohen protestës së diasporës para kryeministrisë.