Një delegacion ushtarak i KFOR-it, që drejtohej nga Merzo Lengo, koordinator në vendin pritës, vizitoi sot në mesditë portin e Durrësit.

Ushtarakët e interesuar për njohjen e kapaciteteve të portit më të madh të vendit tonë zhvilluan fillimisht një bisedë – brifing informues me specialistët e sektorit të Promocionit në APD. 

Të shoqëruar nga major Ermal Dinoshi, përgjegjës i sektorit të vendit pritës, ushtarakët e KFOR-it të cilët do të jenë dy ditë në vendin tonë, zhvilluan edhe një vizitë në kalatat dhe sheshet e Terminalit Perëndimor.

Gjatë viteve të fundit në portin e Durrësit ka patur vizita të herëpasherëshme të ushtarakëve të KFOR-it.