Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dorëheqjen e gjyqtarit Metush Saraçi.

"Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje", informon zyra e shtypit pranë KLGJ-se.

Ish-kryetari i gjykatës së Apelit të Tiranës i paraqiti dorëheqjen presidentit të Republikës, si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Mësohet se në dorëheqjen e tij, 2 dhjetor 2018 ish-kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës kishte dhënë si argument arsyet shëndetësore për shkak të moshës që sipas tij nuk e lejonin të vijonte detyrën si gjyqtar në gjykatën e Apelit.

Dorëheqja e Saraçit erdhi në një moment kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte përfunduar kontrollin e vettingut të listës prioritare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kandidonin për KLP dhe KLGJ.