Aksident me vdekje në Durrës.
Policia e qytetit bregdetar njofton se ka ndërruar jetë drejtuesi i një motorçiklete, 59-vjeçar, i cili është përplasur me një biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15.
“Shtetasi A.F, 48 vjeç, duke i dhënë biçikletës është përplasur me një motorçikletë me drejtues shtetasin I.S, 59 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Shtetasi A.F, është shoqëruar në ambientet e policisë, i cili po pyetet për rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.





