Në mbledhjen e sotme të qeverisë me Vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur që efektivja e policisë Ina Nuka do të shpërblehet me 12 rroga mujore.

Policja 24-vjeçare u plagos në protestën e banorëve të Astirit përpara parlamentit ku si pasojë e një kapsolli humbi një prej gishtave.

Ajo më pas u dërgua menjëherë në Turqi për të marrë trajtim mjekësor më të specializuar.