Ashtu si çdo vit, edhe këtë 25 dhjetor, emra të njohur të politikës në Durrës kanë vizituar kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes.

Kryetari Ferdinand Xhaferri, deputeti Oerd Bylykbashi dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike për Durrësin ishin paraditën e sotme në Kishë ku Bylykbashi uroi për më shumë begati e paqe në çdo familje shqiptare.

Prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto i cili shoqërohej nga deputeti Roland Xhelili, kryetari i PS-së për Durrësin, Luan Zaza, sekretari organizativ i PS-së njëkohësisht drejtori i ALUIZN-it Arben Isaku si dhe kryetari i qarkut Alfred Mullaraj, ka uruar në këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarët, për më shumë lumturi e paqe.