Krishti u ringjall! Qindra besimtarë të besimit katolik dhe ortodoks në Durrës kanë marrë pjesë në meshat që mbahen në kishat respektive që simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.
Me shpresën e ringjallur dhe besimin e rilindur besimtarët e kishës Domenikane në zonën e ish-Kënetës janë lutur për begati në familje e dashuri midis njerëzve, për të qenë sa më afër vlerave humane njerëzore. Mesha u mbajt nga famulltari at Bernard Caurana i cili udhëzoi besimtarët drejt besimit në vlerat njerëzore.
Krishtlindja solli atmosferë festive jo vetëm në familjet durrsake por edhe në qëndër të Durrësit. Kishat ungjillore të qarkut të Durrësit kanë festuar lindjen e Krishtit.
Qindra qytetarë e besimtarë kanë marrë pjesë në koncertin e mbajtur para bashkisë se qytetit me tematikë nga krishtlindja.
K.H.





