Teksa data 1 janar po afron, në qytetin e Durrësit ka nisur sot çmontimi i objekteve të lojrave të fatit.
Ishte kryeministri i vendit, Edi Rama i cili në muajin tetor të këtij viti lajmëroi se pas datës 31 dhjetor, nuk do të ketë më pika bastesh apo kazino në zona të banuara.
“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj gjithashtu televizionet, radiot, por edhe portalet që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve që kanë”, u shpreh Rama asokohe.





