MeteoAlb parashikon për këtët të martë se orët e paradites dominohen nga vranësira të dendura kryesisht në rajonin Verior – Veriperëndimor duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur reshjet në ekstremin Juglindor. Për pasojë i gjithë vendi mbetet me vranësira dhe kthjellime të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -4 në 14°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë.