Këto janë momentet e shpërthimit të vullkanit në malin Krakatoa në Indonezi, që shkaktoi valën gjigande të cunamit mbrëmjen e të shtunës.
Rënia në ujë e masivit të dheut si pasojë e shpërthimit krijoi edhe valën që përpiu zonat turistike në ngushticën mes ishujve Xhava e Sumatra.
Bilanci i të vdekurve është thelluar në mbi 370 dhe 1500 ai i të plagosurve. Ekipet e emergjencës vijojnë me shpejtësi kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja. Një djalë i vogël i quajtur Ali u shpëtua në orët e para të mëngjesit. Ai mbijetoi për 12 orë falë një peme të thyer që e kishte mbrojtur nga rrënojat e tjera të rëna përsipër.
Deri më tani përllogariten 120 të zhdukur. Autoritetet kanë evakuuar me forcë drejt lartësive në zonat ishullore mbi 12 mijë banorë. Vala detare që arriti një lartësi prej 6 metrash ka dëmtuar më shumë se 600 ndërtesa. Vullkani është ende aktiv dhe ka rrezik për të tjera valë Cunami.





