Një incident i frikshëm ndodhi në Turqi, ku një vajzë rreth 5 vjeçe për pak sa nuk u godit nga një tramvaj, por u shpëtua në momentet e fundit nga një kalimtar.

Pamjet tregojnë një grup njerëzish duke pritur në një kalim për këmbësorë, ndërsa një tramvaj po kalonte.

Në një moment, vajza e vogël hyri papritur në shinat e tramvajit, duke rrezikuar të përplasej me mjetin që po afrohej.

Falë reagimit të shpejtë të një kalimtari, tragjedia u shmang. Burri e kapi vajzën për dore dhe e tërhoqi menjëherë larg shinave, vetëm pak sekonda para se tramvaji të kalonte.

Për fat të mirë, nga incidenti nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.