Një valë të nxehti pritet të godasë pjesën më të madhe të Australisë në Javën e Krishtlindjes, duke i rritur temperaturat deri në 12 gradë celsius mbi mesataren e dhjetorit.

Autoritetet në Viktoria kanë lëshuar paralajmërime për shëndetin. E rreziku nga vapa shtrihet edhe në Australianë perëndimore, atë jugore e në Tasmani.

Ditën e kërshëndellave, termometri mendohet se do të shënojë 47 gradë celsius në rajonin Kimberley, në perëndim të vendit. Në këtë mënyrë, do të thyhet edhe rekordi i mëparshëm i 46,5% gradëve celsius, i cili u vendos në fillim të këtij muaji.

Krishtlindjen, australianët e festojnë në plazh, përgjithësisht me temperatura që shkojnë te 40 gradët. Por këtë vit, termometri do 'çmendet'.