Nëse sapo jeni ndarë, gjëja e parë që duhet të bëni është të fshini numrin nga telefoni juaj. E dimë, keni dëshirë që ta bombardoni me mesazhe, por kjo është gjëja e fundit që duhet të bëni. Nëse ju duket e vështirë, ja disa metoda shpërqëndrimi që mund t’ju ndihmojnë.

1. Bëni sa më shumë blerje
Të bëni blerje, qofshin këto këpucë ose veshje, është një nga mënyrat më efektive për të qëndruar të zënë dhe ta keni mendjen diku tjetër dhe jo te telefoni juaj.

2. Shkoni në kinema
Shkoni në kinema dhe përqëndrohuni te filmi. Kështu do ta mbani telefonin larg për pak kohë.

3. Shihni ‘Netflix’
Ka me qindra seriale që mund të shihni dhe t’ju mbajnë të gozhduar pas ekranit për një kohë shumë të gjatë.

4. Shkoni në palestër
Mendojeni këtë rast si momentin e duhur për të filluar palestrën.

5. Mos pini alkool
Alkooli është gjëja e fundit në listën tuaj. Nëse pini, është e sigurt që keni për t’i dërguar ato mesazhe.

6. Gatuani
Duke gatuar mund të largoni totalisht stresin tuaj, madje ju ndihmon të keni gati ushqimet e gjithë javës.

7. Lani enët
Është e pamundur të kapni telefonin tuaj kur i keni duart nën ujë.

8. Shihni mundësi për të adoptuar një qen
Nëse nuk jeni duke kërkuar për të adoptuar një qen, atëherë nuk po mundoheni plotësisht.

9. Vazhdoni të lexoni një libër
Merrni një libër që e keni lënë përgjysmë dhe vazhdoni ta lexoni. Nuk është nevoja ta përfundoni, mjafton të qëndroni të zënë për një periudhë kohe.

10. Telefononi mamin
Jemi të sigurt që këtë do e bënit gjithsesi.