Një kamera amatore ka filmuar momentin kur dallga e cunamit godet skenën ku performonte një grup roku në Indonezi. Pamjet tregojnë qartësisht momentin kur vala vë përpara skenën dhe të gjithë njerëzit që ndodheshin të pranishëm në koncert.

Në video dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve që përpiqen të largohen për të shpëtuar nga dallgët. Menaxheri dhe basisti i grupit të rokut raportohen të kenë humbur jetën, ndërsa 3 anëtarë të tjerë të bandës rezultojnë të zhdukur.

Më shumë se 222 persona në total kanë humbur jetën nga valët e cunamit që goditën Indonezinë. Shifra e viktimave është përditësuar të dielën, me zyrtarët e qeverisë që shprehin drojën se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë të gërmojnë nën rrënoja për të mbijetuar, ndërsa aktualisht, 222 janë konfirmuar të vdekur, 843 persona të tjerë rezultojnë të plagosur dhe 28 janë ende të zhdukur.