Patrick Shanahan do të jetë sekretari i ri i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.
Donald Trump njoftoi përmes Twitter-it emërimin e tij në krye të Pentagonit, pas dorëheqjes së James Mattis.
Prej 19 korrikut 2017, Shanahan ka mbajtur postin e zv/Sekretarit të Mbrojtjes.
Ai do të marrë detyrën më 1 janar, më herët nga sa ishte parashikuar. Mattis dha dorëheqjen të premten për shkak të mospërputhjes së këndvështrimeve me Presidentin Trump.





