Një tren është përplasur me një autobus ku udhëtonin nxënës, duke e ndarë atë përgjysmë. Aksidenti ka ndodhur në Serbi, ku 5 persona humbën jetën.
Mes 5 viktimave, njëri është fëmijë raporton shtypi vendas. Dy prej tyre ndërruan jetë në spital. Të gjitha viktima thuhet se udhëtonin me autobus.
Dhjetra persona të tjerë janë plagosur, thotë policia, ndërsa dy adoleshentë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Pas përplasjes nga treni, autobusi u nda në dy pjesë dhe u përmbys.
Në të udhëtonin më së shumti nxënës të shkollave të mesme.
Shkaku i këtij aksidenti të rëndë nuk ka dalë zyrtarisht. Paraprakisht thuhet se fajtor ka qenë shoferi i autobusit.