Pas videos së shfaqur në emisionin “Fiks Fare”, prindërit e nxënësve të shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë denoncuan rastin kur të mitur 13 dhe 14-vjeçarë konsumonin alkool në prani të mësueses së tyre, gjatë një ekskursioni në të cilin fëmijët kishin ikur pa lejen e prindërve.

Ngjarja ishte denoncuar edhe në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës, por vetëm pas publikimit të pamjeve në “Fiks Fare” është marrë vendimi që mësuesja përgjegjëse të pushohet nga puna. Vendimi i është dërguar mësuese Albana Vathit me një njoftim.