Pas më shumë se dy javë protestë, sot do të jetë dita e fundit për këtë vit, pasi studentët do të rikthehen sërish në janar për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Studentët e Akademisë së Arteve dhe disa studentë të tjerë kanë vendosur që të protestojnë para parlamentit, aty ku edhe sot do të mbahet një seancë.

Protestat e studentëve do të vazhdojnë sërish vitin tjetër, pasi universitetet sot mbyllin dyert për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.