Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës së premte parashikohet të dominohen nga moti i paqëndrueshëm. Kjo do të bëjë që vranësirat e dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore të jenë prezente, kryesisht në zonat malore.
Pasditja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mesdita sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.





