Jeni mërzitur nga djemtë që iu rrethojnë pasi nuk janë të duhurit për ju? Janë shumë xhelozë apo e kundërta, nuk iu kushtojnë fare vëmendje? Kompania 'Realbotix', ka krijuar të dashurin ideal për çdo femër, ndaj mos u mërzisni!
Ai quhet Henry, është i gjatë 1.82 metra, i bukur, buzë të trasha dhe sy jeshil. Nuk është xheloz, është gjithnjë në dispozicionin tënd dhe ka kohë gjithnjë të të dëgjojë. Por Henry nuk është human, është një robot, i cili mund të kushtojë nga 11 mijë në 15 mijë dollarë.
Matt Cullen është shefi ekzekutiv i kompanisë dhe shefi i projektit të robotëve intimë për gratë, prezantoi Henry-n së fundmi në Kaliforni duke thënë se një mashkull-robot i tillë, është shoqëria perfekte për të gjitha gratë e botës.
"Gratë kanë të njëjtat probleme vetmie me burrat. Njerëzit i quajnë 'kukulla të seksit', por ata mbi të gjitha janë një shoqëri e mirë. Në këtë botë të informatikës, njerëzit po humbasin atë që është humane, njerëzore", ka thënë Cullen për Daily Mail.
Çdo pjesë e robotit mund të ndërtohet siç e kërkon klienti, që nga ngjyra e lëkurës, ngjyra e syve, lloji i flokëve e deri tek dimensionet e organit gjenital.





