KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e prokurorisë së Përgjithshme, Alfred Progonati.
Progonati iu nënshtrua procesit të vettingut të martën (18 dhjetor) dhe hetimi ndaj ti u bë në të tre kritere, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale.
Pas hetimeve të ILDKPKI rezultoi se deklarimi i prokurorit ishte i saktë. KKP mori vendimin sot (20 dhjetor) se Progonati rezulton i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. Sipas ILDKPKI, ai ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.
KPK gjatë seancës së dëgjimit të martën tha se prokurori i përmbush me përpikmëri aftësitë porfesionale, ka disiplinë në punë dhe është i aftë për të marrë vendime si edhe çështjet i ka përfunduar në kohë. Ndërsa rezulton se ndaj tij nuk ka pasur denoncime.





