Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka filluar një profesion të ri.

Ai është shfaqur si Babagjysh gjatë një vizite të papritur në një spital për fëmijët e sëmurë në Washington.

Obama mbante një kapuç të Babagjyshit dhe një thes me dhurata në shpinë, ndërsa hyri të mërkurën në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve.

Ish-presidenti gëzoi fëmijët ndërsa u shpërndau dhurata dhe përqafime.

"Dua t'ju falënderoj të gjithëve ju. Kisha mundësinë të flisja me disa fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj situatën ku ndodhen infermierët, stafi, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston", iu drejtua Obama stafit të spitalit.

Presidenti i 44-t i SHBA-së jeton ende në Washington, i cili edhe vitin e kaluar u vesh si Babagjysh dhe vizitoi nxënësit e shkollës së mesme Boys & Girls Club në kryeqytet.