KPK ka konfirmuar në detyrë Eloida Goxhin, prokurore dhe drejtuese në prokurorinë pranë gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.
Eloida Goxhi, në vitin 2010 ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka nisur fillimisht detyrën e saj në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa në vitin 2010 ajo është emëruar në Prokurorinë e Beratit, ku aktualisht mban akoma pozicionin si drejtuese e prokurorisë në këtë qytet.





