Ariana Grande ka pasur një vit me luharje shumë të mëdha.

Këngëtarja e famshme tha se është e çuditshme se si viti më i suksesshëm në karrierën e saj, është njëherësh viti më i keq sa i përket jetës personale, me plot ngjarje të hidhura që e shënuan atë.

Ndonëse pati suksese të mëdha si publikimi i albumit, nxjerrja e disa hiteve në treg si “No tears left to cry” dhe “God is a woman”, gjithashtu dhe disa çmime ndërkombëtare të fituara, prapëseprapë këngëtarja nuk mundi t’i gëzohej me buzëqeshje të gjitha këtyre sukseseve. 

Në shtator të këtij viti, ish-i dashuri i saj, Mac Miller, vdiq për shkak të një mbidoze, teksa më vonë ajo u nda edhe nga i fejuari i saj.

Gjersa dhimbja nuk pati fund, artistja Grande vendosi që bredhin e vitit të ri ta stolis mbrapsht në shtëpinë e saj, pikërisht për këtë arsye.