Më shumë se një mijë serbë protestuan këtë të martë në pjesën veriore të Mitrovicës, kundër tarifës së Prishtinës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Drejtori i Qendrës Klinike dhe Spitalore, Milan Ivanoviç shpalosi kërkesat e protestuesve, përmes të cilave, kërkohet nga Brukseli të vendosë sanksione ekonomike dhe politike ndaj autoriteteve në Prishtinë deri në heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe respektimin e marrëveshjes së CEFTA-s.
Serbët e veriut kërkojnë gjithashtu garanci që njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë të mos shkojnë në veri si dhe përfaqësuesit serbë të mos kthehen në institucionet e Kosovës derisa të hiqet tarifa.
“Situata është serioze dhe e vështirë, por të gjithë jemi këtu për të thënë se nuk do të largohemi nga shtëpitë tona. Vendi ynë nuk do të lejojë spastrim etnik dhe dhunë kundër serbëve” tha Ivanoviq para selisë së Bashkimit Evropian dhe EULEX-it në veri./REL