Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili një kohë u mbajt në paraburgim nga qeverisja e fundit e Gruevskit, ka folur rreth ikjes së ish-kryeministrit.
I ftuar në programin “Samo vistina” në Kanal 5, Bozhinovski thotë se ikja e Gruevskit është një turp për Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin.
Sipas tij, largimi i Gruevskit nuk është një marrëveshje, por një lëshim nga ana e Spasovskit.
Bozhinovski shprehet se njerëz nga Dibra e ndihmuan Gruevskin të dalë në Shqipëri, dhe se në Maqedoni nuk ka patriotizëm por larje parash.