Në linjat detare Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim aktualisht po lundrojnë 6 tragete, të cilët parashikohet të kryejnë rreth 30 lundrime shtesë në shërbim të udhëtarëve që pritet të mbërrijnë për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre.

Nga të dhënat operative të APD, mësohet se vetëm ditën e diel (dje) në Durrës kanë mbërritur me tragete 1.765 udhëtarë me 325 autovetura, shifra 2-3 më të larta se sa në ditët e zakonshme.

Që nga fillimi i muajit dhjetor në portin e Durrësit kanë mbërritur 11.462 udhëtarë me 2.146 autovetura, ndërsa shifrat në dalje drejt Barit dhe Ankonës janë më të ulta, 8.527 udhëtarë dhe 1.216 autovetura gjithsej.

Sipas të dhënave operative gjatë periudhës 1 – 16 dhjetor kanë shfrytëzuar tragetet, edhe 3.705 kamjonë dhe trajlerë gjithsej.