Tre avokatët, Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski kanë hequr dorë nga përfaqësimi i ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në gjykatë.
Gruevskit iu dha avokati sipas detyrës zyrtare, Petar Dimovski. Ishte avokati Dimitar Dangov gjatë seancës së kaluar, ai që tha se do të heqë dorë nga përfaqësimi i Gruevski.
Kujtojmë që ish-kryeministri maqedonas ndodhet aktualisht në azil politik në Hungari, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash.