Profesori dhe akademiku Artan Fuga, teksa shkruan për protestën e studentëve, nga Franca ai rendit disa pika të mençura, që sipas tij zgjidhin ngërçin mes qeverisë, studentëve dhe grupeve të tjera të interesit.

Masat që propozon akademiku Fuga i përfshijnë të gjithë aktorët, që nga studentët, qeveria e deri tek grupet e tjera sociale.

POSTIMI I FUGËS

C’të bejme? Per mua tani ka nevoje per masa të mencura:

  1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart per reformimin e arsimit te larte.

  2. Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent.

  3. Amendime te ligjit per arsimin e larte

  4. Perpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare

  5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë per nje kohe te dyte derisa te perpunohet modeli i ri i administrimit.

  6. Pranimi i pageses me keste i detyrimeve financiare te studenteve

  7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.

  8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.

  9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.