Të mbështetur edhe nga Partia Demokratike e Durrsësit, qytetarë të shumtë kanë protestuar pasditen e kësaj të enjteje te mbikalimii Shkozetit.

Banorët bllokuan për disa minuta autostradën Durrës-Tiranë,  në mbështetje të studentëve, por edhe për taksat e larta dhe për papunësinë.

“Edi Rama nuk ësht kryeministër”, thotë një protestues me megafon ndërsa liston problemtikat që e kanë nxjerrë atë në rrugë.

“Njerëzit nuk kanë bukë të hanë", thotë një tjetër, ndërsa përsërisin se janë në mbështetje të studentëve.

Gjatë protestës, efektivë policie ndodheshin te mbikalimi i Shkozetit.