Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës. Kjo është dita e dytë e stërvitjeve që nisën dje, ku autokolonat e KFOR-it lëvizën në drejtim të Prizrenit. Ndërsa sot lëvizjet po bëhen në drejtim të veriut të Kosovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244, trupat e KFOR-it e trajnojnë gatishmërinë e tyre për t’u vendosur shpejt në të gjithë Kosovën.