Pas fotos së publikuar dje, ku dukej qartë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duke shëtitur në rrugët e shtetit ku ka përfituar azil, së fundmi mediat hungareze kanë nxjerrë edhe një video të tij.
Në pamjet filmike duket qartë ish-kryeministri Gruevski, i cili del nga një restorant në Budapest.
Videon e tij e ka publikuar portali “24. Hu”, ndërsa gazetari përpiqet të komunikojë me ish-kryeministrin, por nuk merr asnjë përgjigje nga ai. Gruevski, pasi del nga restoranti largohet me një makinë, e cila e priste jashtë.