Një vajzë 7-vjeçare nga India shkoi në polici pasi babai i saj theu premtimin për të bërë një tualet. Hanifa Zaara i shkruajti një letër zyrtarëve ku i thoshte se babai e kishte mashtruar dhe duhej të arrestohet. 

Hanifa jeton me prindërit e saj në Ambur dhe nuk ka patur kurrë tualet në shtëpinë e saj. Ajo tha për korrespondentin e BBC se shumë familje në lagje e kanë dhe për këtë arsye, i kërkoi babait të ndërtonte tualet në shtëpi. 

“Unë isha e turpëruar për të dalë jashtë dhe ndihesha keq kur njerëzit më shihnin mua”, tha Hanifa, e cila për kërkesën që i bëri të atit, u frymëzua nga shkolla, ku mësoi se çfarë problemesh shkaktohen kur nuk shkon në tualet.