Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar edhe një herë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku merr shembullin e dënimit të Emiliano Shullazit.

Me anë të një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, duke cituar fjalën e zv.Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit thuhet se: “Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”.

REAGIMI

“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e prezumoi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”. 
Lexoni fjalën e plotë të Zv. Ambasadorit në Detyrë Daniel Koski në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit, mbajtur dje: https://bit.ly/2SFHtZy