Një studente është shprehur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se është shkëputur nga shkolla për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Studentja e quajtur Rina, tha se duhej të isha studente por e lashë shkollën, pasi duhej të punoja.

Ajo tregoi se në familjen e saj nuk është vetëm një student, por dy, në një familje prej 5 anëtarësh dhe të papunë.

Ajo u ndal edhe tek bursa shtetërore, duke e konsideruar atë një tallje për studentët.

Sipas saj, studentët nuk janë ngelës, madje janë studentë ekselentë dhe që mësojnë shumë dhe nuk marrin as ata një bursë ekselence.