“Kemi të gjitha arsyet të protestojmë”. Me këto fjalë i janë drejtuar shumë qytetarë durrsakë që ishin dalë të protestonin kryeministrit Edi Rama.

Për mikrofonin e DurrësLajm ata theksojnë se kërkesat e tyre janë ekonomike, pasi rritja e çmimit të naftës, boshatisja e xhepave të tyre si pasojë e rritjes së taksave dhe tarifave.

“Protestojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për studentët, për uljen e taksave që na e kanë bërë jetën të pamundur”,- tha një tjetër protestuese.

Ndiqni prononcimet e protestuesve durrsakë, që për mëse 40 minuta bllokuan në të dy senset autostradën Durrës-Tiranë.