Mbledhja e prokurorëve sot ka votuar për tre emra, që do t’i përfaqësojnë ata në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Mësohet se për këtë organ të lartë të Prokurorisë janë zgjedhur 3 prokurorët: nga shkalla e parë Besnik Cani prokuror i Prokurorisë së Elbasanit; Gent Osmani prokurori i Krimeve të Rënda dhe; Antoneta Sevadri prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Në KLP kalojnë automatikisht prokurorët e apelit Bujar Sheshi, prokuror i Apelit Shkodër dhe Arben Dollapi, prokuror i Apelit për Krimet e Rënda.