Mëngjesin e sotëm, studentët e UAMD-së u mblodhën para kampusit në Spitallë në protestë, për t’iu bashkuar moshatarëve të tyre në Tiranë para Ministrisë së Arsimit.
Në videon më poshtë, deputetja e PD-së për Durrësin, dhe njëherësh pedagoge në UAMD, Fatbardha Kadiu, ka publikuar në “Facebook” pamjet e para të mbërritjes së studentëve në Tiranë.
Me banderolë të madhe dhe pankarta në duar, studentët e Durrësit i janë bashkuar atyre të Tiranës, duke përsëritur kërkesat e tyre, për të cilat i kanë dhënë afat qeverisë deri në orën 16:00 të ditës së sotme.
Deputetja Kadiu i cilëson këto momente si drithëruese: “Durrësi po bashkohet…drithëruese...”





