Mëngjesin e sotëm, studentët e UAMD-së u mblodhën para kampusit në Spitallë në protestë, për t’iu bashkuar moshatarëve të tyre në Tiranë para Ministrisë së Arsimit.

Me pankarta në duar, studentët përsëritën kërkesat e tyre, për të cilat i kanë dhënë afat qeverisë deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Ata kërkojnë të kenë të drejtat e tyre njësoj si vendet e tjera. Një studentet për "DurrësLajm" shprehet se protesta do vijojë derisa të plotësohen kërkesat, "do luftojmë deri në fund", thotë ai.

Pas largimit të studentëve të Durrësit drejt kryeqytetit, rreth orës 10:25,  mësohet se mësimi është ndërprerë totalisht në kampusin e Spitallës.